Një aksident i rënë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Korçë-Maliq në afërsi të kryqëzimit të Lubonikut. I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit i cili është dërguar menjëherë në spital.

Siç shihet dhe nga foto, mjeti ka dalë fillimisht nga rruga dhe ka bërë disa rrotullime, duke u rikthyer sërish në rrugë por i përmbysur.

Policia dhe grupi i hetimit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të saj. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë.

30f85189-9864-4ad2-ab0d-b311c2240e95.jpg