Shtabi i Emergjencave, informoi se, qyteti i Durrësit ka një situatë normale ndërkohë që problematikat e krijuara nga reshjet paraqiten në njësitë administrative të Sukthit, Katundit të Ri, Ishmit dhe Rrashbullit.
Prurjet e lumit Erzen e kanë rritur në kuotat maksimale nivelin e ujit, ndërsa prurjet e lumit Ishëm mbeten në kuota të pa ndryshuara. Në Bashkinë Durrës evidentohen 380 ha sipërfaqe e përmbytur nga e cila 40 ha në Rrashbull, 20 ha në Katundi të Ri, 220 ha në Sukth dhe 100 ha në Ishëm.
Ndërsa hidrovori në Porto Romano, punon me kapacitet të plotë. Sipas informacioneve nga terreni, pritet shtim i prurjeve kryesisht në Lumin Erzen.
“Bashkia e Durrësit dhe grupi i menaxhimit të situatës së emergjencave ka marrë masat e nevojshme për të shpëtuar jetët e njerëzve, gjënë e gjallë dhe pasurinë e banorëve të zonave të përmbytura dhe atyre në rrezik përmbytje, në rast të zgjerimit të sipërfaqes të përmbytur. Gjithashtu janë marrë masa për evakuimin dhe sistemimin e përkohshëm të banorëve, banesat e të cilëve janë përmbytur”- bëri të ditur Bashkia Durrës.
Nisur nga përvoja në menaxhimin e situatave të ngjashme, dhe parashikimet e përkeqësimit të motit, pritet zgjerim i zonës të prekur, dhe evakuim i rreth 250 familjeve nga të cilat rreth 150 në Katundi të Ri dhe rreth 100 familje në Sukth. Prurjet e lumit Ishëm mbeten të pa ndryshuara.
Sipas njoftimit të baskisë, “në njësinë administrative të Sukthit janë të rrezikuara nga përmbytjet pallatet dhe shtëpitë e ulëta në qendër të njësisë si pasojë e daljes së lumit Erzen nga shtrati, po kështu rrezikohen 20 shtëpi në lagjen Stalla, ndërsa në Vadardhë në rrezik përmbytjeje janë lagjet 2 dhe 6, ndërkohë rruga në kryqëzimin e fshatrave Perlat me Rrushkull është e pakalueshme. Në njësinë e Katundit të Ri rezervuari është i tejmbushur dhe uji ka filluar të rrjedhë mbi barriera duke rrezikuar të përmbyten disa shtëpi në zonë, po kështu uji ka dalë mbi urën Erzen. Në njësinë administrative Rrashbull ka rrëshqitur ura në fshatin Pjeshkë si dhe ka rrëshqitje dheu në fshatin Shkallnur.
Bashkia me të gjitha kapacitetet e veta dhe shtabi i emergjencave kanë marrë masat dhe vijojnë punën për zgjidhjen e problematikave të deritanishme si dhe janë në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së krijuar”.
Bashkia e Durrësit dhe të gjitha ndërmarrjet e saj në varësi si dhe i gjithë shtabi i emergjencave janë dhe do të vazhdojnë të jenë në terren 24 orë në shërbim të qytetarëve si dhe në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat e mundshme emergjente që mund të krijohen nga reshjet por edhe për t’ju përgjigjur menjëherë çdo banori të bashkisë Durrës që mund të ketë probleme nga kjo situatë.
Bashkia Durrës i bën apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë probleme nga situata emergjente që mund të krijohet nga reshjet e shiut të telefonojnë në këta numra telefoni:
Arbër Braho​ – Zëvendëskryetar i Bashkisë Durrës 0672235237
Vasip Çopa – ​Kryeinspektor i Policisë Bashkiake 0684011639
Adriatiak Velaj – Drejtor i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) 0682026905
Aljon Hyskaj​ – Drejtor Ndërmarrja Rruga 0694702377
Andri Cerri – Drejtor i Mbrojtjes Civile, Bujqësisë, Pyjeve dhe Shërbimit Veterinar 0685200696
Gerald Dautaj – Kryeinxhinier i Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime 0692296301
Albert​Bukaçi​ – Administrator Njësia Administrative Rrashbull 0682965510
Behar Xheja​ – Sektori i Mbrojtjes Civile 0674783001
Serdi Maksuti​ – Sektori i Mbrojtjes Civile 0698228584
Kujtim​ Shahini – Administrator Njësia Administrative Katund i Ri 0699203775
Muhamet Çyrbja – Sektori i Mbrojtjes Civile 0684698563
Rrapo Osmani​ – Administrator Njësia Administrative Sukth 0684513088
Aurel Alimadhi Sektori i Mbrojtjes Civile 0674314413
Muharrem Sula – Administrator Njësia Administrative Manëz 0682020316
Fabian​Kurti – Sektori i Mbrojtjes Civile 0699226998
Ilir Beqja – Sektori i Mbrojtjes Civile 0673577771
Kadri​ Gjyli – ​Administrator Njësia Administrative Ishëm 0692111600
Sali Doda​ – Sektori i Mbrojtjes Civile 0682369898
Ramazan Sula​ – Sektori i Mbrojtjes Civile 0692700332