Zenel Kuçana, Prefekti i Qarkut të Kukësit, i kontaktuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare ka bërë me dije se tashmë, zona ka energji elektrike 100%. Ai vlerëson punën dhe sakrificën e punonjësve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, të cilët edhe pse kushtet atmosferike ishin jo të mira, sërish punuan pa u kursyer për të rikthyer energjinë elektrikë në një nga zonat më piktoreske të vendit tonë.
“Lugina Valbonës mori energji 100%. Pas shumë sakrificash u bë e mundur riparimi i shumë defekteve të shkaktuara nga kushtet e vështira atmosferike”,- thekson Kuçana për ATSH.
“U vendosën 20 shtylla, 40 traversa u riparuan dy kabina plotësisht të cilat ishin të dëmtuara. Fal punës të grupeve teknike të OSHE prej 12 ditësh dhe pse koha nuk i ka favorizuar aspak”,- tha Kuçana për ATSH-në. /a.a/



























