“I vetmi person që sigurisht nuk do të dëshirojë të ketë lidhje me organizimin e ngjarjes është Duka i Edimburgut”, theksoi një burim për gazetën.
Nga ana tjetër, nuk është një gjë e re që bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth preferon të qëndrojë larg vëmendjes.
Për më tepër, në 2017, gjithashtu për shkak të një sërë problemesh shëndetësore, ai zgjodhi të tërhiqej nga jeta publike pasi i kishte kushtuar rreth 70 vjet vendit.
Të dy u martuan në 1947 dhe pesë vjet më vonë ajo mori fronin, pas vdekjes së papritur të babait të saj.
Princi nuk është i interesuar të planifikojë asgjë. Do të shohim se si do ta presë këtë vendim Elizabeth, e cila prej muajsh është përfolur se po planifikonte një festë të paharrueshme për të./ /os/



























