Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka marrë sot dozën e tij të dytë të vaksinës Covid-19.
78-vjeçari është shfaqur mjaft i kënaqur me efektin e marrë në dozën e parë, teksa këtë herë ka falenderuar mjekun dhe ka ngritur mëngën për të marrë injeksionin e vaksinës Pfizer.

“Prioriteti im numër një është marrja e vaksinës në krahët e njerëzve, sa më shpejt që të mundemi,” tha ai para gazetarëve.

Presidenti i zgjedhur Biden, mori dozën e parë të vaksinës së tij Covid-19 në Neëark, Delaëare më 21 dhjetor gjatë një transmetimi televiziv “live”. Asokohe, Biden e mori vaksinën nga një infermiere, ndërkohë që ketë herë ka zgjedhur një koleg të saj.