Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e Freskut. Sipas Policisë, në fshatin Qesarakë është hedhur në erë me tritol një mjet i parkuar.

Paraprakisht, bëhet me dije se mjeti i cili është shpërthyer me tritol teksa ka qenë i parkuar, Prosche ngjyrë e bardhë, është në pronësi të shtetasit Saimir Naski. Ky i fundit, është ndërtues i njohur, me origjinë nga Berati.

Forca të shumta Policie kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj, dhe për të vënë para përgjegjësisë autorët. Dëshmia e pronarit të mjetit pritet që të hedh më shumë dritë mbi ngjarjen.

“Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të shtetasit S.  N, ne rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, njoftoi Policia për ngjarjen.

Screenshot_3.jpg