Detaje të reja janë zbardhur nga kapja e 167 kg kanabis në Igumenicë të Greqisë dy ditë më parë.
Në pranga në lidhje me ngjarjen ka rënë Mihal Leka 37-vjeç nga Saranda, ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër nga policia greke, edhe ai nga Saranda.
Mediat greke bëjnë me dije se Leka para policisë është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se droga nuk i përkiste atij.
Mihal Leka është me precedent të parë panal, pasi në vitin 2016 ishte i përfshirë në një vrasje, ndërsa në Shqipëri ishte i skeduar edhe për trafikim të lëndëve narkotike.
Operacioni për kapjen e trafikantëve është bërë në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe atë helene. Sakaq, vijon puna për të bërë të mundur arrestimin e personave që mund të jenë të përfshirë në rrjetin kriminal.newsbomb


























