Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës.
Dy persona janë gjetur të vrarë brenda një makine tip “Golf 6” afër tregut të makinave pas disa të shtënave me armë zjarri.
Burime për Ora News bëjnë me dije se viktimat janë qëlluar në ecje e sipër.
Nga të dhënat paraprake mësohet se ata janë vëllezër, emrat e të cilëve janë Viktor dhe Besmir Haxhia me origjinë nga Puka.
“Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) “ – njofton policia
Nuk dihen ende e shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që forca të shumta policie po krehin zonën, duke ushtruar kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore të qytetit.
Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.
Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve .
Vrasja e dyfishtë vjen menjëherë pas ngjarjes së ndodhur vetëm pak orë më parë në Lezhë ku policia gjeti 2 persona të pajetë afër fshatit Lalm i Vjetër.
Ora News