Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës.

Dy persona janë gjetur të vrarë brenda një makine tip “Golf 6” afër tregut të makinave pas disa të shtënave me armë zjarri.

Burime për Ora News bëjnë me dije se viktimat janë qëlluar në ecje e sipër.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ata janë vëllezër, emrat e të cilëve janë Viktor dhe Besmir Haxhia me origjinë nga Puka.

“Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta  kanë humbur jetën në një mjet  dyshohet   si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit  shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) “ – njofton policia

Nuk dihen ende e shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që forca të shumta policie po krehin zonën, duke ushtruar kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore të qytetit.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur  Forcat Speciale Renea dhe  Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor  i përbërë me Specialistët të  Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen  e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve .

Vrasja e dyfishtë vjen menjëherë pas ngjarjes së ndodhur vetëm pak orë më parë në Lezhë ku policia gjeti 2 persona të pajetë afër fshatit Lalm i Vjetër.

Ora News