Ka ndërruar jetë në spital personi i plagosur pak minuta pranë Piramidës në Tiranë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00 pranë Piramidës, në një kohë me lëvizje të shumta.
Ai është identifikuar si Behar Sulo Sofia nga Lapardhaja Beratit, banues ne Rrugën e Qelqit, Kombinat, rreth moshës 65-vjeç. Burri u gjet i plagosur me armë zjarri në trotuar pranë Piramidës në kryeqytet. Në zonë nuk janë dëgjuar krisma dhe për këtë arsye dyshohet se mund të jetë përdorur pistoletë me silenciator.
Behar Sulo Sofia është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por fatkeqësisht nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Top Channel



























