Nëse keni bërë plane për këtë fundjavë, atëherë edhe moti do të jetë në favorin tuaj.

I ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike, vendi për dy ditët në vijim do të ketë mot të kthjellët dhe plot orë me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

E vetmja gjë që vlen për tu theksuar është se gjatë ditës së Diel do të ketë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi deri në 18-22m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Kjo do të sjell ulje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.

154887073_1123585934747411_7907367217514540312_o.jpg