Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Bëhet me dije se është arrestuar shteasi B. Ç., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi.
Gjithashtu është arrestuar edhe shtetasi J. K., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Ç., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

























