Luis Suarez nuk i ka përmbajtur dot lotët pasi fitoi titullin në La Liga me skuadrën e Atleticos.

Suarez shënoi golin e fitores ndaj Real Valladolid ku më pas “Los Colchoneros” u shpallën kampionë për herë të 11-të në historinë e klubit.

34 vjeçari shënoi 21 gola dhe ishte një nga figurat kryesore të rrugëtimit të Atletico Madridit për titullin kampion.

Pas ndeshjes ai deklaroi se është i lumtur që Atletico i hapi dyert për ta dëshmuar vetën dhe për këtë do të jetë gjithmonë falënderues ndaj klubit. Ai pas ndeshjes u pa duke folur me familjen e tij, ku nuk mundi të përmbahej nga emocionet.

Momenti kur Suarez shpërthen në lot: