Finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia do të mbahet më 31 maj, duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin kombëtar “Air Albania”

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije për mediet dhe opinionin publik se ndeshja e planifikuar të zhvillohej më 30 maj, do të zhvillohet një ditë më vonë.

Fituesi i këtij kompeticioni do të diskutohet mes ekipit të Skënderbeut, që është caktuar si ekipi pritës në shortin e hedhur disa ditë më parë nga Sektori i Garave në FSHF dhe Vllaznisë, si ekip udhëtues.