Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi falsifikonin firmat dhe vulat e mjekëve për të plotësuar fiktivisht formularët për aplikim për patentë. Një tjetër ëhstë shpallur në kërkim dhe një 26 vjeçare është shpallur në kërkim.
Të arrestuar janë: Igli Katroshi 51 vjeç dhe Albion Goxhaj 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. U procedua në gjendje të lirë shtetasi D. F., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja O. D., 26 vjeçe.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit, shkruan neësbomb.al.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jotatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.


























