Një bombol gazi ka shpërthyer këtë pasdite në fshatin Ura e Shtrenjtë, njësia administrative Postribë.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi S. Fikaj 52 vjeç.

Pas ndihmës së parë ai është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

“Më datë 04.05.2020, rreth orës 15:10, dyshohet se nga shpërthimi i një bombule gazi në banesë ka pësuar djegie shtetasi S. F., 59 vjeç, banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër – njofton policia.

Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

(Foto ilustruese)

/Ora News.tv/