ATSH/ Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpalli sot kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Banesa e Toptanasve’, Muzeu Etnografik i Tiranës”.

Kërkesa u publikua sot në Fletoren Zyrtare, ndërsa subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë.

Me anë të këtij publikimi kërkohet të vihen në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen, sipas vlerësimit paraprak të llogaritur.

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 178 694 456 lekë.

Pas zjarrit të qëllimshëm që përfshiu “Sarajet” në datën 16 gusht, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se kishte kërkuar shpronësimin e përshpejtuar të pronës, e shpallur monument kulture. /j.p/

/m.m/