Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Kurbin, i cili ushtrinte dhunë izike dhe psikologjike ndaj gruas dhe vajzës së tij.

Mësohet se është vënë në pranga Xh.J, banues në fshatin Shullaz në Kurbin.

Gjatë kontrollit në banesën e tij atij i është gjetur edhe 1 kallashnikov me 3 krehra dhe 1080 fishekë, të cilat janë sekuestruaar.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij dhe mbante armë zjarri pa leje në banesë, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon  përshkallëzimin e ngjarjes.

Vihet në pranga autori.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., banues në fshatin Shullaz, Kurbin.

Ky shtetas ka  ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në banesë. Policia, me marrjen e njoftimit, ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ka vënë në pranga autorin.

Gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e shtetasit Xh. J., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik me 3 krehra dhe municion luftarak (1080 fishekë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit Xh. J., për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

newsboomb