ATSH/ Ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, William E. Ryerson ka dërguar një mesazh nga SHBA për të gjithë miqtë shqiptarë të cilët i mungojnë.
“Zonja ambasadore faleminderit shumë për ftesë. Më vjen shumë keq që nuk mund të jem atje te ju tani. Ndjesë por nuk ia dola të vij. Ishte shumë e sjellshme prej jush që më ftuat. Nuk është hera e parë që nuk kam qenë aty ku do të ishte mirë të isha. Unë nuk isha atje kur erdhën amerikanët e parë, zyrtarët e parë amerikanë që mbërritën në 1991. Unë nuk isha atje kur u kthyem në ambasadën tonë më vonë në 1991. Me sa duket e kam zakon të mungoj shpesh, dhe më mungoni ju dhe të gjithë të ftuarit tuaj. Për miqtë e mi shqiptarë atje: Ju përqafoj me mall”, shprehet ai.
Mesazhi i Rayerson vjen në kuadër të festimeve të 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë.
Javën e kaluar, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim përkujtoi këtë moment historik të rëndësishëm për vendet tona dhe shpalli gjithashtu se rezidenca zyrtare e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri tashmë do të njihet si “Shtëpia Ryerson”, në nder të William E. Ryerson, Ambasadorit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.



























