People participate in a protest rally during a global day of action on climate change in Glasgow on November 6, 2021, during the COP26 UN Climate Change Conference. - Glasgow was on Saturday bracing for a second day of protests against what campaigners say is a lack of urgency to address global warming after Greta Thunberg labelled the crunch UN climate summit there a "failure". From Paris to Sydney, Nairobi to Seoul, more than 200 events are planned worldwide to demand immediate action for communities already affected by climate change, particularly in the poorer countries in the South. (Photo by DANIEL LEAL-OLIVAS / AFP)

Policia arrestoi 21 persona gjatë mitingut në favor të klimës, ndërkohë që protestuesit u larguan me forcë nga një urë kryesore, në qendër të qytetit.

Oficerët e policisë arritën të lironin edhe shumë aktivistë nga lëvizja ”Scientist Rebellion”, të cilët ishin lidhur me zinxhirë në urën ”Mbretit George V”.

Megjithatë, zyrtari i lartë i policisë, Gary Ritchie pohoi se ”dita ka kaluar kryesisht pa incidente”, megjithëse ”21 persona ishin arrestuar”.

Ritchie tha se “Glasgou ka organizuar një protestë publike, përmasat e së cilës ishin përtej çdo gjëje që shumë prej nesh mund ta mendojnë”.

”Si një nga ngjarjet kryesore të COP26, marshimi për klimën mblodhi së bashku mijëra njerëz nga e gjithë Skocia, Britania e Madhe dhe bota.

”Siç e kemi bërë të qartë gjatë gjithë kohës, qëllimi ynë ka qenë të ofrojmë një samit të sigurt dhe të garantojmë të drejtën e njerëzve për të protestuar. Megjithatë, ne kemi qenë gjithashtu të palëkundur në angazhimin tonë për të mos lejuar dëmtime në pronë, dhunë apo trazira”, përfundoi ai./ a.jor.