Nga sot, vetëm personat e vaksinuar dhe të shëruarit nga Covid-19 mund të hanë në restorante, të marrin pjesë në ngjarje sportive ose të përdorin teleferikët e skive.

Rregulli vlen edhe për hotelet dhe për shërbime të tilla si sallonet e parukerisë.

“Ne besojmë se kjo mund të japë një kontribut të fortë në frenimin e asaj që po ndodh’’, theksoi zëvendëskancelari Werner Kogler.

Ai shtoi se autoritetet rajonale mund të vendosin masa edhe më të rrepta nëse e gjykojnë të nevojshme, duke përfshirë bllokadat lokale “si mjetin e fundit”.

Deri më tani, më shumë se një e katërta e personave 12 vjeç e lart në Austri nuk kanë ende një certifikatë vaksinimi, e cila u përmend si një nga arsyet kryesore për rritjen e numrit të rasteve dhe të shtrimeve në spital.

Incidenca shtatëditore në Austri është aktualisht 599,6 për 100 000 njerëz.

Në Austrinë e Sipërme dhe rajonin e Salzburgut, dy shtetet federale me nivelet më të ulëta të marrjes së vaksinave, incidenca tashmë ka kaluar shifrën 900./  /os/