Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare, (KESH) do të nisin vitin që vjen punën për pastrimin nga mbetjet e ndryshme, në tre liqenet që janë basenet kryesore të prodhimit të energjisë elektrike në vendin tonë.
Pastrimi i liqeneve, Drin, Fierzë dhe Koman që përdoren për prodhimin e energjisë në vendin tonë, synon largimin e mbetjeve të ndryshme dhe krijimin e hapësirave të shfrytëzueshme nga qytetarët.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar me KESH-in, nisim projektin për pastrimin e liqeneve Drin, Fierzë dhe Koman.
“Krahas implementimit të sistemeve përkatëse të pastrimit do të vijojmë me programin e mbjelljeve të pemëve në zonat rreth liqeneve, për t’i kthyer këto zona në hapësira të shfrytëzueshme nga qytetarët dhe mjedise të pastra”, tha Kumbaro. /a.a/



























