Giorgio Chiellini bëri bujë me deklaratat e tij për Mario Balotelli dhe Felipe Melo dhe ato që janë deklaruar në media janë komentuar edhe nga Antonio Casano. Ish-sulmuesi flet fjalë të mira për lojtarin e Juventus dhe thekson se do ketë pasur ndonjë arsye pse e ka quajtur negativ Matrion.
“Balotellin e njoh sipërfaqësisht, sepse kam luajtur disa herë me të në kombëtare. Ai është një kalama, një djalë i mirë, por nuk e di se për çfarë e ka pasur fjalën Chiellini. Unë kam shumë respekt për Giorgo, i cili është për t’u vrarë në fushën e lojës, por jashtë saj është ndër djemtë më inteligjentë që kam njohur.
Nëse ka shkruar ato fjalë, e ka patur një shkak. Kam luajtur 10 vite me Chiellinin në kombëtare, e njoh mirë. Giorgio është i edukuar, serioz dhe një djalë i shkëlqyer”, thekson Antonio Cassano gjatë bisedës në rrjetet sociale me Bobo Vierin. /abcnews.al