“Nëse minimizimi i kontakteve sociale dhe rritja e shkallës së vaksinimit nuk e përmirësojnë ndjeshëm situatën, modelimi aktual sugjeron se ne do të përballemi edhe me një valë të pestë të infeksioneve”, tha Wieler, president i Institutit Robert Koch (RKI).

“Aktualisht, Gjermania po përballet me një valë të katërt të rasteve, me vendin që ndodhet në një emergjencë kombëtare”, shtoi ai.

Kreu i RKI-së përsëriti thirrjen e tij që njerëzit të shmangin tubimet dhe ngjarjet, në shkallë të gjerë, që mbahen në ambiente të mbyllura.

Wieler tha, gjithashtu, se nevojiteshin veprime parandaluese në shtetet që nuk janë aq të prekura, duke thënë se kufizimet e kontaktit mund të parandalojnë rritjen e numrave.

Ndërsa bëri thirrje për një rritje masive të vaksinimeve, ai theksoi se vetëm kjo nuk do të ishte e mjaftueshme dhe kufizimi i kontakteve ishte gjithashtu i rëndësishëm për të parandaluar rritjen më të shpejtë të numrit të rasteve.

RKI po bën thirrje që një numër i madh njerëzish të vaksinohen, duke propozuar që të paktën 85 për qind e popullatës 12-59 vjeç dhe 90 për qind e të moshuarve të moshës 60 vjeç e lart duhet të vaksinohen plotësisht./ /ervo/