ATSH-ANSA/ – Rusia do të paguajë një çmim të lartë politik sidomos në aspektin ekonomik, nëse shkel sovranitetin e Ukrainës, deklaroi ministrja e re e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, e gjelbra Annalena Baerbock, pas takimit me homologun francez Jean-Yves Le Drian në Paris.

”Integriteti dhe sovraniteti i Ukrainës nuk janë të negociueshme”, theksoi ministrja e re.

Baerbock përsëriti rëndësinë e “impulsit franko-gjerman për Evropën” dhe mbështetjen gjermane për presidencën franceze të BE-së./  /os/