ATSH-DPA/ – Naftali Bennett është kryeministri i parë i Izraelit që shkon në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për një vizitë zyrtare.

“Kryeministri Naftali Bennett u nis sot për vizitën e tij të parë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, me ftesë të princit të kurorës së Abu Dabit, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan”, tha zyra e tij të dielën.

Nesër është planifikuar një takim me Sheikh Mohammedin, princin e kurorës së Abu Dabit dhe sundimtar ”de facto” i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Bisedimet pritet të fokusohen në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe çështje ekonomike dhe rajonale.

Izraeli nënshkroi marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin shtatorin e kaluar për të vendosur marrëdhënie diplomatike.

Më parë, vetëm dy shtete arabe, fqinjët me Egjiptin dhe Jordaninë, kishin mbajtur marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Në verë, Emiratet e Bashkuara Arabe hapën edhe një ambasadë në qytetin bregdetar izraelit të Tel Avivit.

Vendet kanë vendosur fluturime direkte.

Konsideratat ekonomike konsiderohen si shtytësi kryesor i afrimit, por vendet kanë krijuar gjithashtu një aleancë kundër armikut të tyre të përbashkët, Iranit./ a.jor.