Familja mbretërore njoftoi të premten se shumica e ngjarjeve do të shtyhen deri në fund të verës në mënyrë që edhe publiku të mund të marrë pjesë.

Këto përfshijnë ndryshimin e truprojës në Sheshin e Pallatit Amalienborg, ku mbretëresha dhe familja mbretërore do të shfaqen në ballkon, drekën në bashkinë e Kopenhagës, shfaqjen gala në Teatrin Mbretëror, shërbimin festiv në Katedralen e Kopenhagës dhe darkën gala në Pallatin Christiansborg, sipas deklaratës.

Megjithatë, Margrethe nuk do të jetë plotësisht vetëm në ditën që shënon 50 vjetorin e saj në fron. Priten të zhvillohen takimi i saj me qeverinë dhe një pritje në parlament.

Margrethe II e Danimarkës u ngjit në fron më 14 janar 1972, pas vdekjes së babait të saj, Frederick IX.

Infeksionet e reja me koronavirus në Danimarkë, arritën një nivel të lartë rekord, kjo është arsyeja pse qeveria njoftoi të premten mbylljen e teatrove, muzeve dhe institucioneve të tjera kulturore. //a.i/