ATSH-AA/ – Shtëpia e Bardhë paralajmëroi për një sulm të afërt të Rusiasë ndaj Ukrainës dhe paralajmëroi pasoja të rënda ekonomike për Moskën në rast të një agresioni të tillë.

“Tani jemi në një fazë ku Rusia në çdo moment mund të nisë një sulm në Ukrainë”, u tha gazetarëve në një konferencë për media zëdhënësja, Jen Psaki.

Ajo tha se ishte presidenti rus Vladimir Putin ai që shkaktoi krizën duke grumbulluar 100 mijë trupa ruse përgjatë kufijve të Ukrainës dhe duke lëvizur forcat në Bjellorusi për stërvitje të përbashkëta si dhe duke kryer stërvitje shtesë në kufirin lindor të Ukrainës.

“Pra, le të jemi të qartë, pikëpamja jonë është se kjo është një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme”, tha Psaki.

Blinken u nis sot në Ukrainë si pjesë e diplomacisë së gjerë të vazhdueshme me aleatët  evropianë dhe partnerët në lidhje me një qasje të bashkuar për të adresuar kërcënimin që Rusia paraqet ndaj Ukrainës dhe përpjekjeve të përbashkëta për ta inkurajuar atë të zgjedhë diplomacinë dhe shpërshkallëzimin në interesat e sigurisë dhe stabilitetit.

Psaki tha se Blinken “do të nënvizojë shumë qartë se ka një rrugë diplomatike përpara”./ /os/