Këshilli Europian rishikoi sot buxhetin e vitit 2020 me qëllim mbështetjen për vendet që kanë nevojë urgjente. Këtu përfshihet edhe granti 100 milionë euro që iu premtua Shqipërisë në Konferencën e Donatorëve në 17 shkurt për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca njoftoi sot Këshilli i Europës ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 me objektiv mbështetjen për vendet që kanë nevojë urgjente.

Kjo, thotë Soreca përfshin edhe 100 milionë eurot që u premtuan në Konferencën e Donatorëve në 17 shkurt për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit që humbën jetën 51 persona.

“Sot Këshilli i Europës ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 për të ofruar mbështetje shtesë urgjentisht aty ky është e nevojshme. Kjo përfshin edhe 100 milionë eurot e premtuara nga Komisioni Europian në shkurt për të mbështetur rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri. Premtimi mbahet dhe dorëzohet! Bashkimi Europian qëndron pranë Shqipërisë” tha ai.

Atsh