Sanksionet e e paprecedentë të Perëndimit ndaj Rusisë do ta bëjnë vendin më të pavarur nga pjesa tjetër e botës, sipas presidentit rus Vladimir Putin.

“Presioni i sanksioneve ka ekzistuar gjithmonë, por tani ai ka një karakter kompleks, na krijon disa çështje, probleme dhe vështirësi”, u tha Putin zyrtarëve të qeverisë në një takim.

“Por ashtu siç i kemi kapërcyer këto vështirësi vitet e kaluara, ashtu do t’i kapërcejmë edhe tani”, tha Putin, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

“Ne duhet ta kalojmë këtë periudhë. Ekonomia padyshim do t’i përshtatet situatës së re. Kjo do të çojë në një rritje të pavarësisë, vetëbesimit dhe sovranitetit tone”, shtoi Putin