Kjo e dielë shënon ditën e 32 të luftës në Ukrainë, ndërsa situata sa vjen dhe bëhet edhe më e vështirë.
Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky i ka kërkuar Perëndimit të rrisë furnizimet ushtarake për vendin e tij. Ai tha se nuk ishte vetëm Ukraina në rrezik dhe vetëm 1% e tankeve dhe avionëve të NATO-s nevojiten për të ndihmuar forcat e tij të luftojnë Rusinë.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se ishte e shqetësuar për presionet me të cilat po përballet stafi i termocentralit të Çernobilit, pasi nuk ka pasur asnjë rotacion të stafit për gati një javë.
Më shumë se 3.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina.
Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për dy korridore humanitare për të evakuuar civilët duke përfshirë edhe ukrainasit që largohen me makina private nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
Ukraina ka zmbrapsur shtatë sulme në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk, sipas forcave të armatosura të vendit.
Ukraina tha se Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit. Qyteti Chernihiv ka 44 persona të plagosur rëndë, duke përfshirë tre fëmijë, të cilët nuk mund të evakuoheshin për t’u trajtuar.tch


























