Investimi është kryer me mbështetjen e programit “EU4Schools”, dhe kopshti është gati në shërbim të komunitetit prej 2000 banorësh.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo hapësirë plot ngjyra e me kushte optimale për edukimin e fëmijëve.
“Rindërtojmë më Mirë” dhe “Rindërtojmë së bashku” janë edhe parimet themelore mbi të cilët UNDP Albania po zbaton Programin “EU4Schools”, financuar nga BE me një vlerë prej 75 milionë euro për rindërtimin apo riparimin e 63 objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues.
Afërsisht 24 mijë fëmijë, nxënës e mësues janë përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij investimi madhor për të ardhmen e brezave të rinj të Shqipërisë, të cilët do të gëzojnë mjedise më dinjitoze, më të sigurta e më moderne.atsh



























