VARSHAVË, 9 prill /ATSH-DPA/ Polonia do të organizojë sot një konferencë donatorësh për të ndihmuar mbi 11 milionë banorë që janë larguar nga Ukraina ose që janë zhvendosur brenda vendit, për shkak të pushtimit rus.
Konferenca, e cila do të mbahet sot në orën 15:00 në Varshavë, mbështet nga organizata joqeveritare Global Citizen, Komisioni Evropian dhe qeveria kanadeze.
Paratë kryesisht shkojnë për programet e Kombeve të Bashkuara dhe iniciativat lokale të ndihmës.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, pas vizitës së saj në Kiev në shenjë solidariteti ka planifikuar të paraqitet personalisht në konferencën e donatorëve.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau do të marrë pjesë përmes një lidhjeje me video.
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe presidenti polak Andrzej Duda. Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, mbi 2.5 milionë ukrainas kanë kaluar kufirin për në Poloni.
Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), gjithsej janë larguar nga Ukraina rreth 4.4 milionë banorë.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së tha këtë javë se 7.1 milionë banorë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, duke mbetur brenda kufijve të vendit të shkatërruar nga lufta. //a.i/



























