Skënderbeu do të ketë një ndër stacionet e fundit Tiranën në ndeshjen e së dielës të vlefshme për javën e 28-të.
Me Skënder Gegën në pankinë prej 3 javësh kanë arritur të marrin 3 pikë gjithsej por që nuk kanë mjaftuar për të besuar më shumë tek qëndrimi në Superiore pasi kundrështarët e tyre kanë arritur të fitojnë dhe janë shkëputur.
Ndërkohë Tirana udhëton drejt Korcës pa ndonjë presion të veçantë, në një kampionat që po e çon drejt titullit të 26-të kampion, duke qenë se e fillon këtë fazë të katërt me 14 pikë më tepër se sa vendi i dytë.
Kjo do të jetë ndeshja e vetme e ditës së diel, ndërkohë që Dinamo do të luaj ndeshjen e saj ndaj Kastriotit ditën e hënë, një tjetër duel i drejtpërdrejtë mbijetese. Të gjitha këto takime të kampionatit shqiptarë do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel



























