LONDËR, 16 prill /ATSH-DPA/- Shkatërrimi i qëllimshëm i infrastrukturës rrugore të Ukrainës nga forcat ruse po pengon dhënien e ndihmës humanitare në zonat e pushtuara më parë, njoftoi sot Ministria britanike e Mbrojtjes.

“Trupat ruse kanë shkatërruar urat, duke përdorur mina tokësore dhe duke braktisur automjetet përgjatë rrugëve kryesore pas tërheqjes së tyre nga veriu i Ukrainës”, sipas ministrisë.

Vetëm një urë për këmbësorët përtej lumit Desna ka mbetur në këmbë në qytetin e Chernihiv, ku ishin rreth 285 000 banorë përpara fillimit të luftës. //a.i/