Dy anëtarë të rinj të mundshëm të aleancës së NATO-s kanë paraqitur sot kërkesat e tyre për t’u bashkuar me bllokun, në dritën e agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Finlanda dhe Suedia paraqitën kërkesën e tyre për t’u bashkuar me NATO-n këtë të mërkurë, pavarësisht kërcënimit të Turqisë për të bllokuar shtimin e vendeve nordike.
Në një postim në Twitter, aleanca e quan ditë historike dorëzimin e letrave të aplikimit në Bruksel.
“Unë mirëpres ngrohtësisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n. Ju jeni partnerët tanë më të ngushtë,” u tha gazetarëve shefi i NATO-s Jens Stoltenberg pas marrjes së ofertave. Tch



























