epa09956444 US actors Jennifer Connelly (L) and Tom Cruise leave after the screening of 'Top Gun: Maverick' during the 75th annual Cannes Film Festival, in Cannes, France, 18 May 2022. The movie is presented out of competition of the festival which runs from 17 to 28 May. EPA/CLEMENS BILAN

KANË, 19 maj /ATSH-ANSA/ – Pas tronditjes nga presidenti ukrainas, Zelensky, në lidhje me luftën, gjatë ceremonisë së hapjes, ku theksoi se bota e kinemasë të mos heshtë dhe të gjejë një Charlie Chaplin të ri për të rivënë në skenë ”Diktatorin e madh”, Festivali i Kanës në ditën e tij të dytë u luhat mes politikës dhe yjeve.

Tom Cruise, i cili mbërriti me një helikopter të zi ”Top Gun” për t’u takuar me publikun, në një homazh për aktorin hollivudian dhe për të promovuar filmin e ri ”Top Gun: Maverick”, dominoi ditën për një kohë të gjatë për shkak të bllokimit të trafikut para ”Palais de festival”.

Cruise, 60 vjeç dhe me një pakt të dukshëm me djallin, u shpreh si ambasador i kinemasë në Kanë, e cila përsëri këtë vit ndaloi Netflix-in dhe platformat e tjera.

”Unë e dua kinemanë, është pasioni im, bëj filmin që dua t’i bëj. Për mua filmi është ai që shoh në ekranin e madh, me kapele në kokë dhe kokoshka”, tha ai.

Dje ishte gjithashtu dita e regjisorit disident rus Kirill Serebrennikov i cili më në fund mundi të shkelte tapetin e kuq të Kanës pas vitesh ftesash të pasuksesshme për ndalimin e largimit nga Rusia (ai ka qenë edhe në burg).

Ai solli në konkurs rindërtimin besnik të gruas së Çajkovskit, të një epoke nëpër histori të sunduar nga çmenduria e kompozitorit dhe gruas së tij Antonina Miliukova, një film që sigurisht nuk hyn merr më shumë vëmendje se ”Mariupolis 2”, dokumentari lituanez i regjisorit Mantas Kvedaravicius, i cili u vra gjatë arratisjes nga Ukraina dhe filmi i të cilit u përfundua nga partnerja e tij, Hanna Bilobrova./ a.jor.