Futbollisti Gerard Pique dhe këngëtarja Shakira i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pas 12 vitesh së bashku. Këngëtarja kolumbiane dhe mbrojtësi i Barcelonës, morën vendimin për t’u ndarë, për shkak të tradhëtisë së futbollistit me nënën e shokut të tij të skuadrës.
“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqënien e fëmijëve tanë të cilët janë prioriteti ynë kryesor, kërkojmë respekt për privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin!” u shpreh Shakira në një deklartë.
Çifti u takua për herë të parë në vitin 2010 gjatë xhirimit të videoklipit për hitin e Shakira-s ‘Waka Waka’. Mësohet se 35 vjeçari Pique është larguar nga shtëpia e tij ku ka lënë 45 vjeçaren dhe dy fëmijët Milan dhe Sasha, dhe aktualisht jeton vetëm.
Në mediat sociale po qarkullon lajmi se gruaja me të cilën Pique e kishte tradhëtuar Shakirën ishte nëna e shokut të tij të skuadrës, Gavi.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, as Pique dhe as Shakira nuk janë të interesuar të marrin para nga njëri-tjetri dhe qëllimi i tyre i vetëm është të sigurojnë jetn më të mirë për fëmijët e tyre. Raportet në Spanjë pohojnë gjithashtu se ylli i popit po mendon të largohet nga vendi.



























