Moderatorja e njohur, Kiara Tito ka treguar se prej disa kohësh prindërit dhe vëllai i saj i vogël jetojnë në Itali, larg saj.

Së fundmi me anë të një postimi në Instagram, Kiara ka treguar se babai i saj është një ndër shqiptarët që po punon në Itali në ndihmë të të infektuarëve.

‘Dhjetra shqiptarë punojnë nëpër spitalet e Italisë dhe përballen çdo ditë me virusin’, ka shkruar i ati i Kiarës, duke treguar se edhe ai është në front të parë si shumë shqiptarë të tjerë me koronavirusin.

Kiara ka ndarë rrallëherë kujtime me babain e saj, megjithatë ka treguar se momentet duke kënduar pranë tij me kitarë janë nga më të bukurat.

NEWSBOMB