Tre viktima janë shënuar në një sherr mes dy bandave për të cilat policia greke thonë se janë shtetas shqiptarë, janë shënuar mbrëmjen e së shtunës në Athinë.
Sipas burimeve policore, çdo gjë nisi në lagjen “Kato Patisia” të Athinës, në kohën që persona të cilët udhëtonin me një automjet tip “Mercedes” me targa shqiptare, u përleshën me drejtuesin e një motorçikletëa i cili mbeti i plagosur rëndë, por gjatë orëve të para të mëngjesit humbi jetën në spital.
Në vend u gjend i ati i drejtuesit të morçikletës, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi” dhe qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend.
Një tjetër person që ndodhej në “Mercedes” tentoi të largohet me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe mbeti i plagosur, ndërsa një person tjetër që ndodhej po në të njëjtën makinë mundi të dalë nga makina dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë tip “Toyota”.
E mbërritur në vend ngjarje, policia nisi të kërkojë “Toyotën” dhe e gjeti atë jashtë një bari në lagjen “Ajos Anargjiros”.
E mbërritur në vend ngjarje, policia nisi të kërkojë “Toyotën” dhe e gjeti atë jashtë një bari në lagjen “Ajos Anargjiros”.
Policia i bëri thirrje të dorëzohet, por i riu hapi zjarr duke plagosur dy policë. Prej përleshjes së armatosur mbeti i vrarë edhe autori.
Burime thonë se tre viktimat e ngjarjes janë shqiptarë, por ende policia nuk ka dhënë emrat.
Hetimet tregojnë se grupi i armatosur është sulmuar në “Kato Patisia” prej rivalëve në momentin që po përgatiste të sulmonte barin në “Ajo Anargjirus”.
Deri tani është një grua e arrestuar. Ndodhej në “Mercedesin” e njërit prej autorëve dhe janë në kërkim edhe 4 të tjerë. Po ashtu,janë 3 të plagosur në spital,dy policë dhe një shtetas shqiptar që në tentativë për tu larguar,u përplas nga një makinë. Sipas informacioneve, janë bandë që merren me drogë.
Policia po punon për zbardhjen e rrethana të ngjarjes.
Top Channel



























