Ndërsa ndërprerjet e furnizimeve me gazin rus, po e përkeqësojnë sigurinë energjetike evropiane, kontinenti po përpiqet të përballet me atë që ekspertët thonë se është një nga krizat e tij më të këqija energjetike të para ndonjëherë, dhe që mund të përkeqësohet akoma më shumë.

Për muaj të tërë, udhëheqësit evropianë kanë qenë shumë të shqetësuar nga perspektiva e humbjes së furnizimeve me gazin rusqë përbën rreth 40 për qind të importeve evropianedhe ka qenë jetik për kontinentin. Ky makth po bëhet tani një realitet i dhimbshëmpasi Moska po redukton dërgesat e saj, në shenjë hakmarrjeje për mbështetjen që i jap Evropa Ukrainës.

Kjo lëvizje i ka rritur akoma më shumë çmimet e energjisë, dhe ka detyruar shumë vende të përdorin planet emergjente, edhe sepse furnizuesit rezervë të energjisë si Norvegjia dhe Afrika e Veriut nuk po arrijnë t’i përgjigjen kësaj sfide. Kjo është kriza energjetike më ekstreme që ka ndodhur ndonjëherë në Evropë. Çmimet kanë arritur kulmin, dhe nga kjo situatë nuk ka njërrugëdalje të menjëhershme”- thotë Aleks Manton, ekspert për tregjet globale të gazit në Rapidan Energy Group.

Shumë zyrtarë dhe ekspertë të energjisë, shqetësohen se kriza vetëm sa do të thellohetpasi Nord Stream 1gazsjellësi më i madh i gazit nga Rusia në Evropë, ka ndalur punën që të hënënpër shkak të punimeve të mirëmbajtjes. Edhe pse procedura parashikohet të zgjasë vetëm 10 ditë, historia e shantazhit dhe përdorimit të energjisë si armë nga ana e Kremlinit, ka ngjallur frikën se Moska nuk do ta rikthejë atë në punë, duke lënë në baltë vendet evropiane, që mbeten ende shumë të varura nga gazi rus.

Evropa e ka shumë të vështirë të lirohet nga varësia e saj nga gazi rus. Kjo do të marrë 3-5 vjet” thotë Xhejms Henderson, ekspert i energjisë në Institutin e Oksfordit për Studimet e Energjisë. Deri atëherë, liderët evropianë do të vazhdojnë të përpiqen të sigurojnë furnizime të mjaftueshme, dhe mund të shpresojnë vetëm për një mot të butë. Skenari më i keq, është ai kur njerëzit duhet të zgjedhin midis të ngrënit dhe ngrohjes në dimër”- thotë Kroft. / Foreign Policy” – Bota.al

Top Channel