CAPE TOWN, SOUTH AFRICA - APRIL 03: Nelson Mandela smiles during a lunch to Benefit the Mandela Children's Foundation as part of the celebrations of the opening of the new One&Only Cape Town resort on April 3, 2009 in Cape Town, South Africa. The One&Only is Sol Kerzner's first hotel in his home country since 1992. The 130 room property is One&Only's first Urban resort and sits in the fashionable Waterfront district. Celebrities from all over the world including Mariah Carey, Clint Eastwood, Matt Damon, Morgan Freeman, Thandie Newton and Marisa Tomei will attend the event. Gordon Ramsay will be launching his first restaurant in Africa at the resort, Maze and Robert De Niro will be opening Nobu. Nelson Mandela will be attending an intimate luncheon at Maze on Friday to celebrate his long-standing relationship with Mr. Kerzner. (Photo by Chris Jackson/Getty Images)

/ATSH-AA/- Miliona njerëz në mbarë botën kanë kujtuar sot Nelson Mandela, njeriun dhe liderin e lirisë dhe pajtimit, me rastin e 104-vjetorit të lindjes.

Kombet e Bashkuara në vitin 2009 caktuan 18 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandela për të festuar ditëlindjen e tij dhe gjithashtu për të përkujtuar luftën kundër racizmit dhe diskriminimit.

Për të nderuar Mandelën dhe kontributin e tij vetëmohues për njerëzimin, jugafrikanët nga të gjitha fushat i kushtuan 67 minuta nga koha e tyre vullnetarizmit për kauza të mira.

Muhammed Desai, drejtor i grupit të të drejtave të njeriut “Africa 4 Palestine”, tha se organizata e tij do t’i kushtonte kohë kujtimit të frymës internacionale të Mandelës duke ngritur çështjen palestineze dhe pozicionin dhe mbështetjen e Mandelës për popullin palestinez.

“Ne e dimë shumë mirë se liria jonë është e paplotë pa lirinë e palestinezëve”, tha dikur Mandela.

I lindur në fshatin Mvezo në provincën e Kepit Lindor, Mandela kaloi 27 vjet burg për shkak të kundërshtimin të regjimit të diskriminimit.

Ai u bë presidenti i parë i Afrikës së Jugut i zgjedhur në mënyrë demokratike në vitin 1994.//a.i/