ATSH/ – Klimatologët kanë shpikur termin ”ishull i nxehtësisë” pasi për qytetet temperatura urbane, në muajt e verës, mund të kalojë me tre gradë atë të fshatrave përreth, sipas focus.it.

Shkaku i parë i këtij fenomeni është mungesa e bimësisë.

Bimët në fakt ofrojnë hije.

Përveç kësaj, fotosinteza është një reagim që konsumon nxehtësinë, duke e larguar atë nga mjedisi i jashtëm.

Në qytet grumbullohet shumë nxehtësi sepse materialet e përdorura për ndërtesat dhe rrugët janë të errëta dhe thithin rrezet e diellit.

Materialet, betoni, tullat, asfalti, që përdoren për ndërtimin e ndërtesave, kanë tendencë të nxehen gjatë ditës dhe ngadalë ftohen gjatë natës.

Krahasuar me një mjedis natyror që mbulon të njëjtën zonë, një qytet ka një sipërfaqe më të madhe: në fakt, duhet të llogariten edhe faqet vertikale të ndërtesave.

Muret reflektojnë drejt tokës, dhe jo drejt qiellit, pjesën më të madhe të rrezatimit diellor që i godet.

Së fundi, temperaturat rriten për shkak të efektit të kanioneve: ndërtesat e larta dhe shumë të afërta krijojnë korridore vertikale brenda të cilave rrezatimi bllokohet nga një seri reflektimesh të shumta midis një muri dhe një tjetri.

Efekti i ishullit të nxehtësisë është më i madh disa orë pas perëndimit të diellit, veçanërisht sepse fshati fillon të ftohet më herët.

Gjatë natës ndryshimi midis qytetit dhe fshatit është më pak i dukshëm: ndërsa në agim dielli i parë arrin të ngrohë më lehtë bimësinë, ndërtesat mbeten më të ftohta për disa orë.

Në qytete, megjithatë, shumica e nxehtësisë vjen gjithashtu nga aktivitetet njerëzore: makina, kondicionerë, pajisje.

Edhe secili prej nesh jep kontributin tonë: çdo metër katror i sipërfaqes së lëkurës sonë lëshon nxehtësi dhe dhjetë njerëz në një dhomë nxehen si një ngrohës 1 000 vat.

Në disa vende, për shembull gjatë disa verave të kaluara në Çikago, energjia e çliruar në atmosferë nga aktivitetet njerëzore është 3.4 herë më e madhe se ajo për shkak të rrezatimit të diellit./ /os/