Mbreti Karli i Tretë do të shpallet zyrtarisht monark mëngjesin e kësaj të shtune në një ceremoni në Pallatin St James.

Do të jetë hera e parë që Këshilli i Aderimit do të transmetohet në televizion dhe pritet të ndiqet nga e gjithë bota.

Karli u bë mbret automatikisht në momentin që i vdiq e ëma, kështu që shpallja do të jetë ceremoniale.

Ai do të marrë pjesë nga Këshilltarët Privy (një grup i përbërë nga politikanë të lartë), Kryetari i Bashkisë së Londrës dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Flamujt do të valëviten në shtizë të plotë për 24 orë për të nderuar mbretin e ri, përpara se të kthehen në gjysmështizë.

Mbrëmjen e djeshme, për herë të parë pas 70 vitesh, në Katedralen e Shën Palit në Londër u luajt himni i ri kombëtar britanik me ndryshimin e tekstit “Zot ruaj Mbretin”. Ky version zëvendëson “Zot ruaj Mbretëreshën”, himni i vendosur qëkur Elisbeth mori fronin në 1952.

Dje, në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit, Mbreti Karl III falënderoi botën që u bashkua në zi për nënën e tij, ndërsa u zotua të ndjekë shembullin e saj.

 

Top Channel