MONZA, 10 shtator /ATSH-AA/ – Italia këtë fundjavë do të jetë nikoqire e garës së 16-të të Kampionatit botëror të Formula 1.
Gara do të zhvillohet në pistën 5.7 kilometra Autodromo Nazionale Monza, që ndodhet pranë qytetit të Monzas.
Kualifikimet për Çmimin e Madh të Italisë do të nisin nesër në orën 16:00 ndërsa gara me 53 xhiro do të nisë të dielën në orën 15:00.
Deri më tani Max Verstappen (Red Bull) ka 10 fitore, Charles Leclerc (Ferrari) tre ndërsa Sergio Perez (Red Bull) dhe Carlos Sainz (Ferrari) nga një.
Renditja e pesë pilotëve më të mirë: Max Verstappen (Holandë) 310 pikë, Charles Leclerc (Monako) 201, Sergio Perez (Meksikë) 201, George Russell (Britani e Madhe) 188, Carlos Sainz (Spanjë) 175 pikë.
Renditja e pesë skuadrave më të mira: Red Bull Racing 511 pikë, Ferrari 376, Mercedes 346, Alpine 125, McLaren 101. /os/

























