ATSH/ -Bashkia e Durrësit ka miratuar sot listën emërore të familjeve, që do të trajtohen nga fondi i akorduar nga organizata UNICEF si ndihmë financiare për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga COVID -19.

Bashkia e Durrësit ka zhvilluar sot me mjete të komunikimit elektronik mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Gjatë kësaj mbledhje u miratuan disa vendime të rëndësishme siç ishin edhe vijimi i procedurës së miratimit të planit të detyruar vendor të zonës 3 njësia administrative nr.5 në Shkozet dhe zonës 4, njësia administrative nr.6 në Durrës.

/gj.m/ /a.g/