publike për tërheqje të tij dhe paralajmërime se mund të rritet zemërimi publik.
Mirëpo, së fundi, Këshilli Suprem i Iranit për Hapësirë Kibernetike, institucion që udhëhiqet nga Raisi dhe është krijuar nga lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei 2012, e ka miratuar pjesërisht projektligjin.
“Zbatimi i heshtur i projektligjit është duke ndodhur qe pothuajse një vit”, ka thënë Mahsa Alimardani, hulumtuese në organizatën për të drejta të njeriut, ARTICLE19.
Ajo ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Këshilli Suprem për Hapësirë Kibernetike është institucion që mundëson “anashkalimin e procedurave parlamentare”, meqë legjislatura aktuale e ka humbur vullnetin për ta miratuar projektligjin, për shkak të mungesës së konsensusit politik. Në një njoftim të lëshuar më 6 shtator, vetë Këshilli ka bërë të ditur se ka emëruar anëtarët e Komisionit rregullativ, një krah i rëndësishëm i institucionit, i cili ka më shumë kompetenca për të rregulluar hapësirën kibernetike të Iranit.
Komisioni me 12 anëtarë përfshin përfaqësues nga Garda Revolucionare e Iranit, Policia, Ministria e Inteligjencës dhe gjyqësori. Vëzhguesit brenda shtetit kanë thënë se njoftimi i lëshuar është pjesë e projektligjit të pamiratuar zyrtarisht për mbrojtje të hapësirës kibernetike.
Përmes lëshimit të njoftimit, ata besojnë se autoritetet veçse kanë kryer hap të madh drejt zbatimit të legjislacionit.
‘Precedent i rrezikshëm’
Mediat iraniane të lidhura me kampet e moderuara apo ato reformiste, kanë paralajmëruar se zbatimi i projektligjit po bëhet realitet.
Gazeta reformiste, Shargh ka raportuar se Këshilli Suprem për Hapësirë Kibernetike, ka miratuar një “pjesë të rëndësishme” të projektligjit për internetin, duke thënë se diçka e tillë do të kufizojë edhe më shumë informacionin dhe do t’ia parandalojë publikut ekspozimin në korrupsion qeveritar.
Gazeta tjetër reformiste iraniane, Etemad, ka thënë se në Komisionin rregullativ, nuk do të përfshihen anëtarë të shoqërisë civile dhe të sektorit privat që janë tejet të varur nga qasja në internet.
Hamed Bidi, ekspert për kibernetikë, që jeton në Teheran, ka thënë se veprimet e fundit përbëjnë “precedent të rrezikshëm” dhe duhet të sfidohen në gjykatë.
“Artikujt e Projektligjit për mbrojtje të hapësirës kibernetike është thënë më parë se janë në kundërshtim me kushtetutën. Këtë konstatim e ka bërë Qendra kërkimore parlamentare dhe shumë juristë”, ka thënë Bidi për Tejaratneës.ir më 7 shtator.
“Mirëpo tani, Këshilli Suprem për Hapësirë Kibernetike e ka miratuar atë, pa ua vënë veshin komenteve të ekspertëve”.
Në muajt e fundit, përdoruesit e internetit kanë raportuar për probleme të ndryshme në qasje. Ekspertët besojnë se këto janë shenja se Qeveria ka nisur të zbatojë projektligjin. Sipas Bankës Botërore, rreth 84 për qind e popullsisë së Iranit – shtet me 80 milionë banorë – ka qasje në internet.
këtë platformë çdo ditë.
Në vitet e fundit, Tëitter po ashtu është bërë një prej rrjeteve që e kanë përdorur shpesh iranianët për të postuar lajme politike dhe zhvillime tjera, por edhe për të sfiduar autoritetet.
Në muajin mars, 55 organizata për të drejta të njeriut, përfshirë, Article 19, Human Rights Ëatch, dhe Amnesty International, i kanë bërë thirrje Iranit që të kthejë mbrapsht Projektligjin për mbrojtje të hapësirës kibernetike.
Nëse miratohet, grupet kanë thënë se projektligji “do të shkelte shumë të drejta të njeriut në Iran, përfshirë të drejtën për liri të shprehjes dhe të drejtën për privatësi”. Po ashtu muaj, ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut, ka thënë se projektligji do ta izolonte Iranin nga interneti global.
Ky projektligj përbën hap shqetësues drejt konsolidimit të murit digjital në Iran”, ka thënë ata.
“Ai do të kufizojë edhe më shumë informacionin, kur liria e shprehjes dhe të drejta tjera themelore veçse janë të shtypura”./Radio Evropa e Lirë
Top Channel


























