Vetëm para pak kohësh, dyshja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë pasi u ribashkuan pas 20 vitesh të ndarë.
Sipas burimeve kjo po e bën Jennifer-in të ndihet e pasigurt dhe të ketë frikë se mos Affleck po lodhet prej saj. Sipas Top Albania Radio burimet janë shprehur se:
Affleck dhe Lopez njihen për një kohë të gjatë dhe një nga gjërat që dihet është se Jennifer e urren tymin e cigares dhe gjithçka rreth tij, megjithatë, Ben është një duhanpirës i zakonshëm, pasi të gjithë kemi parë foto teksa ai pi duhan.
Sipas ‘RadarOnline’, Jennifer ka qenë e vendosur në dëshirën që ai ta lërë duhanin dhe ta heqë këtë zakon, ndërsa Benit i pëlqen të lehtësojë stresin duke pirë duhan aty-këtu, aq shumë sa është bërë edhe meme.
Së fundmi Kevin Smith ka zbuluar se regjisori i njohur ditën e dasmës kishte shkruar një fjalim me 12 faqe për dashurinë e jetës së tij të cilën e lexoi. Ndërkaq, para disa ditësh në rrjet u shpërndanë disa pamje nga brenda festës së çiftit, ku shihej Jennifer teksa këndonte para Ben një këngë romantike. Megjithatë, tani këngëtarja dhe aktorja pretendon se pamjet ishin “vjedhur pa pëlqimin e tyre”.
Ajo ka kritikuar këtë veprim veçanërisht për shkak se të gjithë të ftuarve iu kërkua të nënshkruanin marrëveshjet e moszbulimit si kusht për pjesëmarrjen.
Të gjithë fansat e Bennifer mund të jenë lumturuar shumë nga ribashkimi i dyshes së famshme. Megjithatë, është dikush që nuk mendon se ata e kanë të gjatë romancën e tyre. Bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez tha se martesa e këngëtares me Ben Affleck nuk ka gjasa që të zgjasë.
Top Channel





























