Fotoja e parë e pllakës së vendosur në varrin e Mbretëreshës Elizabeth II në Winsdor është publikuar dhe po qarkullon në rrjet.
Emri i Mbretëreshës Elizabeth II është gdhendur së bashku me emrin e nënës, babait dhe bashkëshortit të saj në gur, brenda “King George VI Memorial Chapel”, kështjella Windsor.
Pllaka e gurit të zi është vendosur në dysheme pasi ka zëvendësuar gurin e vjetër që kishte emrat George VI dhe Elizabeth të gdhendur me germa ari. Guri i përmban në formën e listës, “George VI 1895-1952” dhe “Elizabeth 1900-2002” të ndjekur nga një Yll metalik Garter, dhe më pas “Elizabeth II 1926-2022” dhe “Philip 1921-2021”.


























