ATSH/ Karim Benzema është vlerësuar me tre trofe në Galanë e çmimeve “MARCA 2022”, mbajtur në Spanjë.
Francezi është futbollisti që ka bërë më shumë gola në La Ligës.
Sezoni futbollistik 2021-22 në La Liga, përfundoi me sukses për sulmuesin madrilen i cili mori trofeun “Pichichi” pasi shënoi 27 gola këtë sezon.
Sulmuesi i Real Madrid gjithashtu i nominuar për Topin e Artë u shpreh se nuk do të ndalet me kaq.
“Është një trofe shumë i rëndësishëm për mua falë bashkëlojtarëve të mi. Pa ata nuk do të isha këtu sot. Faleminderit tifozëve, klubit dhe presidentit. Çdo vit është i ndryshëm, çdo vit rivalët tanë duan të fitojnë La Ligën dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë këtë vit. Por ne jemi të fortë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.
Benzema mbërriti në Teatrin Goya, ku u mbajt ceremonia ku fitoi Trofeun e La Liga Santander Pichichi, trofeun Di Stefano dhe trofeun MVP të Mbështetësit të Hyundai.
Francezi kryesoi listën përpara Aspas (18 gola), Vini Jr. (17) dhe De Tomás (17). Këtë sezon, Benzema ka shijuar sezonin e tij më të mirë, duke shënuar 44 gola në të gjitha garat.
Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Champions League me 15 gola. Falë performancës së tij të pabesueshme këtë vit, Benzema u bë golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave të Real Madridit, duke barazuar me Raul.
“Ndihem shumë krenar për punën time. Mendoj se ky vit do të jetë një vit i vështirë. Unë gjithmonë dua të bëj më shumë. Unë do të përpiqem të bëj më shumë, që përfshin fitoren e La Ligës, shënimin e shumë golave dhe më e rëndësishmja, kënaqësinë në fushë”, u shpreh ai.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

























